Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Trafikut në kryeqytet ka nisur që në orët e mëngjesit aksionin për ndëshkimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë te parkimet e gabuara.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që parkohen në kundërshtim me rregullat dhe hasen nga patrullat e policisë do të gjobiten pa përjashtim.
Policia bën të ditur se vetëm gjatë 24-orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, janë gjobitur 2,691 qytetarë për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Policia u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të shmangen ndëshkimet dhe të rritet siguria rrugore

