Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15.01.2025, rreth orës 13:00, në Drenas janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të mitur, nën dyshimin për pjesëmarrje në rrahje.
Sipas raportit policor, të dyshuarit dyshohet se kanë goditur dy viktima meshkuj kosovarë, gjithashtu të mitur.
Si pasojë e lëndimeve, njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.

