Enj. Jan 15th, 2026

Përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut

Kosova shënon sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut ku më 15 janar 1999, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga forcat policore të Serbisë (ish-Jugosllavisë), e cila u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar nga ambasadori amerikan William Walker, atëkohë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.

Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes. Deklarata publike e Walkerit, i cili e cilësoi ngjarjen si masakër ndaj civilëve, tronditi bashkësinë ndërkombëtare dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për Kosovën.

Pas Reçakut, u intensifikuan përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë (Francë) dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, duke hapur rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe një dëshmi e rëndësisë së së vërtetës dhe drejtësisë.

Ndryshe me aktivitete të ndryshme përkujtimore, Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së fundit të Kosovës. Në kuadër të “Ditëve të Reçakut”, institucionet vendore dhe qendrore, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, organizojnë një sërë aktivitetesh në nderim dhe kujtim të viktimave, me qëllim ruajtjen e së vërtetës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.

Aktivitetet përfshijnë:

09:00 – Homazhe nga niveli komunal në varrezat e dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak;

10:30 – Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak;

12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

13:00 – Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026” në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;

15:00 – Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut” në fushën sportive “Arbëri”, Reçak.

Nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillojnë orën e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *