Mër. Jan 14th, 2026

Abdixhiku dhe Sorensen flasin për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Përmes një njoftimi, Abdixhiku deklaroi se bashkë me Sorensenin diskutuan për situatën aktuale në vend dhe proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, shpreha pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit”, deklaroi Abdixhiku.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *