Hën. Dhj 22nd, 2025

Arrestohen dy persona, keqpërdorën të dhënat bankare të disa qytetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Gjilanit.

Sipas raportit policor dyshohet se të arrestuarit kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar si ‘’Lëshim i çeçeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare apo kreditit’’

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *