Sht. Dhj 13th, 2025

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L.

Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçarja ka humbur jetën, raporton Topchanel.

Drejtuesi i automjetit K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *