Pre. Dhj 5th, 2025

Vetaksident në Istog të Poshtëm

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në Istog të Poshtëm.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit të tij, shoferi ka përfunduar bashkë me ‘pickup’ në murin e një shtëpie.

Nga ky aksident kanë pësuar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:49, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Istog i Poshtëm, në Komunën e Istogut. Dy persona janë lënduar dhe ata janë dërguar në Emergjencë në Pejë”, tha Gashi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *