Enj. Dhj 4th, 2025

Shpallen rezultatet — Studentëve të UP-së u ndahen bursa në vlerën mbi 500 mijë euro

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2025 miratoi dhënien e bursave për studentë të programeve master, të doktoratës dhe atyre me nevoja të veçanta, në vlerën 532 mijë e 700 euro.

Përfitues të bursave në nivelin e studimeve master në vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 janë 685 studentë nga 13 njësi akademike të UP-së, sipas rezultateve të dala nga konkursi i datës 7 nëntor 2025.

“Bursa do të marrin edhe 54 studentë të doktoratës të katër fakulteteve nga viti akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 që kaluan procesin e selektimit në bazë të rezultateve të konkursit të shpallur po më 7 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se edhe 20 studentë me nevoja të veçanta të UP-së që studiojnë në nëntë fakultete kanë fituar të drejtën e bursës për vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25.
Edhe konkursi për këta studentë ishte shpallur në të njëjtën ditë dhe datë, si dy konkurset tjera.

“Bursat vjetore për studentët e niveleve master dhe doktoratë kanë vlerën 700 euro, ndërsa për studentët me nevoja të veçanta shuma e tyre është 500 euroë, thuhet në njoftim.

Në vegëzen në vijim mund të gjeni rezultatet e konkurseve për bursa:

Kliko ketu per postimin e plote

“Edhe këtë herë, me ndarjen e bursave dhe angazhimet e përditshme mësimore e kërkimore-shkencore, Universiteti i Prishtinës e dëshmoi se, në radhë të parë, ekziston, funksionon dhe është në shërbim të studentëve të tij dhe zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *