4 dhjetori i vitit 1998 ishte i kobshëm për familjen Maksutaj nga Peja, kur vajza e tyre, Mervetja, ra heroikisht teksa po tentonte të shpëtonte bashkëluftëtarin e UÇK-së nga duart e okupatorit serb.
27 vjet më vonë, në oborrin e Spitalit të Pejës, aty ku ra Mervetja, motra e saj, Hidajete Maksutaj, zyrtarizoi kandidimin për deputete nga radhët e AAK-së, .
Duke qëndruar me krenari pranë shtatores së motrës, Hidajetja synon të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj: sakrifica për vendin.
Zyrtarizimin e saj e bëri Gani Dreshaj i AAK-së.
“Mervete Maksutaj sot 27 vite më parë ra në Spitalin e Pejës në aksionin për të nxjerrë nga duart e okupatorit bashkëluftëtarin e UÇK-së.
Ajo ishte heroinë dhe e tillë do mbetet përjetë.
Kam nderin që mes dhembjes e krenarisë të prezantoj Hidajeten, motrën e Mervetes si kandidate për deputete nga AAK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lavdi dhe nder përgjithmonë familjes Maksutaj” shkroi ai.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

