Mër. Dhj 3rd, 2025

Haradinaj: S’do të ketë Qeveri pa AAK-në

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë një faktor i pazëvendësueshëm në krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai theksoi se asnjë bllok politik nuk do të mund të formojë qeverinë pa pjesëmarrjen e AAK-së.

“Ne kemi thënë që nuk do të ketë Qeveria pa AAK-në dhe në asnjë version kurrë njëri bllok nuk ka me mujtë me ba qeveri pa Aleancën. Kjo është argumenti i parë që e kam thënë dhe po e përsëris, sepse do të jemi faktor tepër i rëndësishëm në Parlamentin e Kosovës,” tha Haradinaj në studion e “Politikos”.

Ai nënvizoi se AAK-ja nuk synon të jetë pengesë në proceset institucionale dhe se do të kontribuojë në stabilitet.

“E kemi thënë se nuk do të jemi destruktiv, nuk do të qesim pengesa, nuk do të qesim kushte, nuk do të bllokojmë krijimin e institucioneve. Do të jemi shumë konstruktiv që sa ma shpejt me e kthy Kosovën në binar,” u shpreh ai.

Haradinaj përsëriti se ky është një qëndrim i qartë dhe i deklaruar publikisht nga AAK-ja, duke nënvizuar gatishmërinë e partisë për të luajtur rol pozitiv në proceset paszgjedhore

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *