Mër. Dhj 3rd, 2025

Ndaj Ibrajt, PSRK-ja ka propozuar që gjykimi të zhvilohet në mungesë pasi që ai nuk ka qenë i arritshëm dhe se gjendet në arrati.

Derisa janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, janë publikuar pamje të reja të automjetit të përfshirë në rast.

Siç raporton Syri.net, makina tip “Audi” merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë më 29 nëntor rreth orës 18:15, pra 1 ditë para vrasjes, ndërsa u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit një ditë pas krimit.

Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, rojë e pikës së karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Ndërsa ditën e sotme u bë dhe arrestimi në qytetin e Prrenjasit e 29 vjeçarit Nevzat Spaho me akuzën ”Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas gazetarit Elton Qyno, Nevzat Spaho, nga Përrenjasi dyshohet se është ekzekutori i Mondi Mëhallës.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale. Nga hetimet e deritashme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje./Syri Tv/

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *