Pas nëntë ditësh grevë dhe protesta përpara Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, autobusët e “Trafikut Urban” janë vënë në shërbim të qytetarëve.
Në një komunikim zyrtar të bërë dje, “Trafiku Urban” njoftoi se janë paguar faturat nga ana e Komunës, pas alokimit të mjeteve financiare, shkruan IndeksOnline.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.
Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar” deklaroi dje kjo ndërmarrje.

