Mar. Dhj 2nd, 2025

Nesër rifillon punën Trafiku Urban

Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të nisë procedurën e pagesave.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga neser, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik.

Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes.

Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *