Enj. Nën 13th, 2025

Bajrami: Po ndodh hajnia më e madhe në Kosovë – qytetarët po vidhen 24 orë në ditë përmes faturave të rrymës

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet sistemi i faturimit të energjisë elektrike në vend, duke e quajtur këtë proces “hajninë më të madhe që Kosova ka përjetuar ndonjëherë”.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka shkruar se çdo qytetar i vendit po vidhet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë përmes faturave të rrymës.

Deputetja Bajrami ka cituar një hulumtim te mediave, i cili bazohet në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku thuhet se nga viti 2023 konsumatorët paguajnë katërfish më shumë për tarifën e Fondit të BRE-ve – 3.14 euro për megavat/orë, krahasuar me 73 cent në vitin 2022.

Sipas shkrimit, kjo rritje erdhi si pasojë e “dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e Fondit” dhe “favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në kurriz të konsumatorëve”.

“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit dhe Albin Kurtit. Militanta, a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar Bajrami.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *