Enj. Nën 13th, 2025

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, Besnik Bislimi e informon Peter Sorensenin

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, lidhur me pengesat sistematike që po u bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Bislimit, autoritetet serbe kanë bllokuar tre herë radhazi pagesat e destinuara për furnizimin me tekste shkollore dhe mbështetjen institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në vlerë prej 304,511.16 eurosh,

“Ky nuk është gabim teknik, por një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se 3,650 nxënës shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa qeveria ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për këtë proces.

Institucionet e Kosovës, sipas Bislimit, i kanë dorëzuar Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare për bllokimet e fondeve, përfshirë komunikimet bankare dhe vendimet zyrtare.

“Kosova nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” ka shkruar Bislimi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *