Enj. Nën 13th, 2025

Alarmi për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Prokurori jep urdhrin që nisin hetimet për deklarim të rremë

Një alarm për bombë u raportua të mërkurën në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës, por që në vend të ngjarjes policia nuk ka gjetur asgjë. Pa çka tashmë për këtë Prokurori ka dhënë urdhrin që të fillojnë hetimet për deklarim të rremë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti po trajtohet si lajmërim apo kallëzim i rremë.

“Pas pranimit të një informate për mjet shpërthyes në një objekt, njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pasi është bërë kontrollimi i hapësirës së objektit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për deklarim te rremë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *