Enj. Nën 13th, 2025

Qeveria Konjufca me gjasa të zbehta, AAK ia mbyllë dyert

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se subjekti i saj nuk do ta votojë kandidatin e nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Glauk Konjufcën, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për Indeksonline Kadrijaj ka bërë të ditur se partitë shqiptare tashmë kanë qëndrim të qartë për këtë çështje nuk do e votojnë Konjufcën.

“Në takimin që kemi pasur te presidentja, ka mbetur që Vetëvendosje e ka shpenzuar afatin e fundit që e ka pasur. Mirëpo po e përdor edhe për një afat tjetër pa i pasur numrat, vetëm për ta shtyrë datën e zgjedhjeve,” tha Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se AAK do të mbaj mledhje gjatë këtyre ditëve me grupin parlamentar të partisë dhe se beson që do të ketë qëndrimin pozitiv sa përket votimit të të nominuarit nga LVV-ja.

” Do ta kemi së shpejti një mbledhje të grupit parlamentar, por definitivisht nuk besoj që do ta votojmë,” deklaroi ajo.

Sipas Kadrijajt, qëndrimi i AAK-së është i qartë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *