Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po dëshiron të konsumojë edhe javën e fundit të vonesës së qëllimshme për krijimin e institucioneve.
Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sa më shpejt ndodhin ato aë më mirë.
“Zgjedhjet e reja nacionale janë të pashmangshme: sa më herët aq më mirë. Kjo kastë pushtetore që e ka katandisur Kosovën keq duhet të shkojë në opozitë. Qytetarët e vendit tonë e kanë në dorë fatin e vet dhe të atdheut tonë. Kosova duhet të marrë drejtim të mbarë politik në vitin 2026”, ka shkruar Hamiti.

