Mandatari për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca pritet t’i propozojë emrat e njëjtë për kabinetin qeveritar, siç i kishte propozuar Albin Kurti në seancën e 26 tetorit.
Burime bëjnë me dije se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të emrat e propozuar për ministra.
I vetmi ndryshim do të jetë numri 1 dhe 2 do t’i ndryshojnë pozicionet e tyre.
Konjufca është mandatar për kryeministër, ndërsa Kurti është propozuar në postin e kryediplomatit.
Seanca për formimin e qeverisë duhet të thirrët më së largu deri më 18 nëntor.
PDK, LDK, AAK e NISMA kanë deklaruar se nuk kanë votë për Konjufcën si kryeministër.

