Gazetari i Radios Evropa e Lirë në Pragë, Rikard Jozwiak, ka njoftuar se ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së sapo kanë dhënë dritën jeshile për të lehtësuar pezullimin e liberalizimit të vizave.
Muajin e kaluar, Parlamenti Europian ka mbështetur ndryshimin në legjislacion për ta bërë më të lehtë heqjen e të drejtës për udhëtim pa viza në BE nga vendet që paraqesin rreziqe sigurie ose shkelin të drejtat e njeriut.
Eurodeputetët në tetor miratuan një reformë të mekanizmit të pezullimit të vizave të BE-së në lidhje me 61 vende, shtetasit e të cilave aktualisht mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore ku përfshihet edhe Kosova.
Jozwiak njoftoi edhe për datat se kur do të mund të hyjë në fuqi ky ndryshim dhe tha se kjo mund të përdorët së shpejti ndaj disa kategorive të shtetasve gjeorgjianë.
“Ambasadorët e BE-së sapo kanë dhënë dritën jeshile për ta bërë më të lehtë pezullimin e liberalizimit të vizave të BE-së.
Më 17 nëntor: ministrat pritet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen.
Më 26 nëntor: ceremonia e nënshkrimit në Parlamentin Europian.
Në dhjetor: hyn në fuqi.
Mund të përdoret së shpejti kundër disa kategorive të mbajtësve të pasaportave gjeorgjiane”, ka shkruar ai në X.
Komisioni Europian në raportin e këtij viti ka qenë kritikues për Gjeorgjinë ku ka deklaruar se veprimet e fundit të këtij shteti, përfshirë legjislacionin që kufizon hapësirën civile dhe median e pavarur, kanë tensionuar marrëdhëniet dhe e kanë bërë atë një “vend kandidat vetëm në emër”.
Mekanizmi që u mbështet nga Parlamenti Europian dhe nga ambasdorët i lejon Komisionit Europian të rikthejë vizat për një vend specifik kur ka shqetësime sigurie – fillimisht përkohësisht – në pritje të një hetimi dhe dialogu – dhe pastaj përgjithmonë, nëse problemet vazhdojnë.
ambassadors have just given green light to make it easier to suspend EU visa liberalization.
17 Nov: ministers to rubber stamp the deal
26 Nov: signing ceremony in parliament
Dec: enters into force
could be used against sections of passport holders soon
— Rikard Jozwiak (@RikardJozwiak) November 12, 2025

