Mër. Nën 12th, 2025

Arrestohet një person në Gjilan, sulmoi me thikë dy persona pas një mosmarrëveshjeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka sulmuar me mjet të mbrehtë dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2025, rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet të përfshirëve.

Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për ndriçimin e plotë të rastit

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *