Mër. Nën 12th, 2025

Hill dëshmon sërish si dëshmitar para Speciales

Për ditën e dytë radhazi, ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do dëshmojë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe dëshmia e tij ka nisur dje, për të vazhduar sot nga ora 09:00, si dhe në dy ditët në vijim.

Hill dje ka përsëritur atë që e kanë theksuar edhe dëshmitarë të tjerë para tij, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë të qartë vertikale të komandimit dhe se Hashim Thaçi nuk ka qenë komandant i saj

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *