Die. Nën 9th, 2025

LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit.

Postimi i plotë:

Rreth orës 10:30 minuta, tek hyrja e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, e cila gjithashtu është njëra ndër qendrat e votimit në Komunën e Prishtinës, kemi parë një person, më pas i identifikuar si Art Merkoja, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e Kryetarit aktual të Prishtinës , i cili mbante distinktiv me logon e subjektit politik që e përfaqëson.

Shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe presion mbi votuesit.

Veprimet e tilla janë në kundërshtim me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga KQZ-ja, nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024 të KQZ-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si çdo subjekt apo palë tjetër, do duhej të ishte e shqetësuar për shkeljen e ligjit dhe të rregullores së qartë të KQZ-së. Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve.

Në anën tjetër, ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të demokracisë, të së drejtës për votë të lirë, dhe në denoncimin e çdo shkeljeje në këtë drejtim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *