Die. Nën 9th, 2025

Memli Krasniqi fton qytetarët të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka votuar sot në Prishtinë, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Memli u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Meliza, shkruan IndeksOnline.

Pasi votoi, Memli ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Pas një procesi shumë të mirë që kishim në raundin e parë, tash në të gjitha komunat ku ka balotazh për të zgjedhur kryetarët e komunave, unë i ftoj qytetarët të dalin dhe të marrin pjesë, pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë, sepse secili prej tyre duhet të mund ta luajë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë në 4 vitet e ardhshme.

Me shpresën që do të kemi një dalje masive, substanciale që vërtet do të reflektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, uroj që edhe ky proces të shkojë me rregull, ashtu siç ka shkuar edhe raundi i parë, dhe që qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre, ashtu siç dëshirojnë ata” u shpreh Krasniqi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *