Die. Nën 9th, 2025

Aksidenti në Vrellë, detaje nga QKUK

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vrellë të Istogut, ku nëntë persona kanë pësuar lëndime.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se i ka pranuar fillimisht të nëntë të lënduarit. Por, pas ekzaminimeve fillestare, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.

Avdush Bajgorën nga QKUK-ja ka bëri të ditur se dy të lënduarit janë në gjendje stabie.

Tutje, Bajgora tha se gjendja e njërit është më e rëndë pasi ka pësuar frakturë në kokë.

“Ata kanë ardh mbrëmë. Njëri ka qenë më i ligshtë, e tjetri ka pasë një frakturë në kokë dhe është në trajtim, po presim. Nga parametrat vitale të dy pacientet janë në gjendje stabile, mirëpo gjendja është e rëndë pasi ka pësuar frakturë në kokë.”, tha ai shkurt

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *