Enj. Nën 6th, 2025

Një shtetas nga Shqipëria kapet me lëndë narkotike në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti i policisë ka gjetur lëndë narkotike gjatë kontrrollit në një automjet me targa të Shqipërise.

Sipas njoftimit, në veturë janë konfirskuar 3.90 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“SPK. Vërmicë 05.11.2025 – 00:50. Njësiti policor në hyrje gjatë kontrollit në automjetin me targa të Shqipërisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur dhe konfiskuar 3.90 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *