Enj. Nën 6th, 2025

Tetovë/ Detaje nga vdekja tragjike e studentes 25-vjeçare, ishte nga Gjakova

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë./ Alsat.mk

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *