Mar. Gus 11th, 2026

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Tashmë prej 72 ditë me radhë, qytetarët u mblodhën sërish tek sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar më pas para godinës së Kryeministrisë.

Edhe këtë të hënë, protestuesit përsëritën faktin se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmëruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike.

Ajo që nisi si një reagim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë më shumë se 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

Më pas, protestuesit do të vijojnë me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, sipas itinerarit të ndjekur edhe në organizimet e mëparshme

Postime të Ngjashme