Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku në gjithë territorin e vendit.
Prej tyre, 19 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 27 të tjera me dëme materiale, transmeton.
Policia ka njoftuar po ashtu se ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, ka shqiptuar 2062 gjoba kundërvajtese.

