Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Natasha Kandiq, pas reagimit ndaj Ivica Daçiqit, sot i është përgjigjur edhe një qytetareje serbe, duke i përmendur të dhënat për luftën në Kosovë dhe duke theksuar se plani serb për Kosovën ishte zvogëlimi i popullsisë shqiptare në 5 për qind.
Një qytetar serb i ka reaguar Kandiqit, duke fajësuar shqiptarët e Kosovës për fillimin e luftës. Kandiq nuk ka vonuar me përgjigjen, duke kundërshtuar pretendimin e saj dhe duke theksuar rolin e Serbisë në luftën dhe krimet e kryera në Kosovë.
Kandiq ka thënë se “nuk ka luftë pa Serbinë” dhe se plani i Serbisë për Kosovën ishte që të zvogëlonte popullsinë shqiptare në 5 për qind.
Ajo ka theksuar se nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, për vetëm 78 ditë, policia dhe ushtria serbe vranë rreth 7 mijë civilë shqiptarë.
“Pikë injorance. Nuk ka luftë pa Serbinë. Plani serb për Kosovën ishte të zvogëlonte popullsinë shqiptare në 5% – 800,000 të dëbuar. Vetëm në 78 ditë, nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, policia dhe ushtria serbe vranë rreth 7,000 civilë shqiptarë që nuk morën pjesë në konfliktin e armatosur”, ka shkruar ajo në X.
Ajo gjithashtu ka theksuar se pakënaqësia e shqiptarëve ndaj vendimit në Hagë është e justifikueshme, duke ngritur njëkohësisht çështjen e mungesës së ndjekjes penale në Serbi ndaj komandantëve të lartë të Ushtrisë Jugosllave dhe MUP-it për operacionet në Kosovë.
“Njëzet e shtatë vjet më vonë, asnjë komandant i lartë i Ushtrisë Jugosllave apo MUP-it nuk është ndjekur penalisht në Serbi për operacionet gjatë të cilave u vranë mijëra civilë, pavarësisht mijëra fakteve të përcaktuara në aktgjykimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë lidhur me veprimet e njësive të UJ-së dhe MUP-it dhe lidhjet e tyre me strukturat komanduese të drejtuara nga gjeneralë të cilët përfundimisht u dënuan”, ka shkruar Kandiq.
Tačka na neznanje. Nema rata bez Srbije. Srpski plan za Kosovo je bio svođenje albanskog stanovništva na 5% – proterano 800.000. Samo u 78 dana, od 24. marta do 12. juna 1999. policija i vojska Srbije ubili su oko 7.000 albanskih civila koji nisu učestvovali u oružanom sukobu.
Na… https://t.co/WSPCIeqCB4— Natasa Kandic (@natasakandic)
September 17, 2026

