Mar. Kor 28th, 2026

Moti sot, e hënë,27 korrik 2026

Kosovë

Gjatë ditës së hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15°C, derisa ato maksimale nga 26-30°C.

Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.

Shqipëri

⛈️🌦️ Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshë.
Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin. Temperatur me e ulet 14 ndersa me e larta 31 grade celcius.
🌬 Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
🌊 Valëzim në det i forcës 2-4 ballë.

Maqedoni e Veriut

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura me e ulet 9 ndersa me e larta 35 grade celcius.

Postime të Ngjashme