Mar. Qer 23rd, 2026

Moti sot, e martë 23 qershor 2026

KOSOVË

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të ndikohet nga mot i vranët me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit, në pjesën e parë të ditës do të ketë periudha me kthjellime, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave. Këto vranësira vende-vende mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonat ku mund të ketë zhvillime të përkohshme të motit të paqëndrueshëm gjatë pasdites.

SHQIPËRI

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relieveve
malore reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve.
🌬 Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.TEMPERATURA ME E ULET 15 NDERSA ME E LARTA E DITES 36 GRADE CELCIUS.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Sot , moti në Maqedoninë e Veriut parashikohet të jetë i kthjellët me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave dhe mundësi për shtrëngata lokale me shi.Nq Shkup, Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në +34°C, ndërsa ato minimale gjatë natës do të zbresin rreth +19°C deri +23°C. Pasdite ka mundësi të lartë për shtrëngata të shpërndara.Temperatura me e ulet ne nviel vendi pritet te shenoj 14 grade celcius, e me e larta 34 grade celcius.

Postime të Ngjashme