Hën. Gus 3rd, 2026

28 vjet pasi u rikthyen, i vihet flaka shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan

Vetëm pak kohë pasi u rikthyen në shtëpinë e tyre në Zveçan dhe filluan punimet që ta bëjnë të banueshme pas 28 vjetësh largimi të detyruar gjatë luftës, familja Berisha ka thënë se shtëpia u bë cak i një sulmi të dyshuar me zjarr.

Lajmin e ka bërë të ditur Zana Berisha përmes një postimi në platformën TikTok, ku mes tjerash deklaroi se kjo nuk i zmbraps dhe se shtëpinë do e renovojnë.

“Mbrëmjen e kaluar kanë tentuar të na e djegin komplet shtëpinë. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24 orë këtu. Kjo nuk do të thotë kurrgjë për ne si familje. Përkundrazi, vetëm sa e forcon bindjen tonë se jemi në rrugën e drejtë. Jemi të lirë, kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë dhe do të vazhdojmë. Kjo nuk do të thotë se do të tërhiqemi. Do të kthehemi edhe më të fuqishëm se më parë. Shtëpia jonë do të renovohet”, ka deklaruar Berisha.

Postime të Ngjashme