Prishtinë, 28 dhjetor 2025 – Sot, në të gjitha komunat mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është: 1,999,204 votues, të cilët janë të shpërndarë në 910 qendra votimi me gjithsej 2,557 vendvotime.
Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 57 vendvotime.
Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 24, prej të cilave 18 janë parti politike, 3 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i kandidatëve për deputetë, të certifikuar nga KQZ dhe që u takojnë këtyre subjekteve politike është 1,180 kandidatë.
Në vazhdim gjeni numrin e votuesve dhe qendrave të votimit për secilën komunë

