Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë, gjë që është kritikuar nga shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai e cilësoi këtë vonesë si të pajustifikueshme dhe kërkoi që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
Tahiri theksoi se nëse deputetët ftohen që seanca të fillojë në orën 10:00, atëherë ajo duhet të nisë pikërisht në atë orë, pavarësisht kush është i pranishëm.
“Kur të na thërret në orën 10:00 me fillu seancën në orën 10:00. Le të vjen kush të vjen, kryetarja le të jetë këtu. Ora tashti është 10:59, seanca ka pasur me nis në orën 10:00. Me fillu 1 orë me vonesë s’ka logjikë. Mos të ndodhë kjo”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, u pajtua me këtë kërkesë. Ajo deklaroi se në të ardhmen do të sigurohet që seancat të fillojnë me kohë dhe se do të jetë e pranishme në orarin e paraparë.
“Do të kem parasysh kërkesën që seanca të fillojë me kohë dhe unë të jem e pranishme në orën 10:00. Pajtohem plotësisht me ju”, tha ajo

