Mër. Pri 1st, 2026

Prill 2026

“Nuk munda t’i tregoj që i erdhi kufoma e djalit”, dëshmitarja e Masakrës së Lybeniqit rrëfen tmerret

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit, ndërsa dëshmitarja e këtij tmerri, Elhame Kurtaj-Haradinaj, rrëfeu të pathënat e aktit kriminal.

Aktivistja tha se Serbia ka kryer krime shumë të rënda ndaj popullit të Kosovës.

“Ata përveç që kanë kryer krimin, i kanë bartë me vete kufomat, kanë dashur ta fshehin krimin, kanë shpallë edhe një luftë tjetër psikologjike me familjarë”, u shpreh Kurtaj-Haradinaj.

Ajo ndau edhe një rrëfim tejet prekës nga koha e luftës, kur ushtronte edhe profesionin e mësueses në Lybeniq.

“Unë kam qenë ajo që ua kam dhënë lajmin kur i kanë sjell kufomat prej Serbisë. Nuk kam mundur të shkojë te nëna e vet [nxënësit të saj] me ia dhanë lajmin që të ka ardh kufoma e djalit të vetëm”, tha mes emocioneve ajo.

Ndër të tjera, Kurtaj-Haradinaj tha se liria që dikur u derdh gjak për të, sipas saj, ajo sot nuk po mbrohet si duhet.

Kompletohen 48 kombëtaret pjesmarrëse dhe grupet e Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar 48 kombëtaret pjesmarrëse në Kupën e Botës 2026.

Pas Suedisë, Turqisë, Çekisë dhe Bosnjës, kualifilimin e kanë arritur edhe Republika e Kongos dhe Iraki, .

Kongo në finale të play-offit e mposhti kombëtaren e Jamajkës, me rezultat 1-0, derisa Iraqi fitoi 2-1 ndaj Bolivisë.

Pas kësaj janë kompletuar edhe 12 grupet e Kupës së Botës, e cila nis me 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik.

Avioni ushtarak rus rrëzohet në Krime, vdesin 29 persona

Një aeroplan transporti ushtarak rus An-26 u rrëzua në një shkëmb në Krime, duke vrarë 29 persona në bord, për shkak të një defekti të mundshëm teknik, tha ministria e mbrojtjes e Rusisë herët të mërkurën, sipas agjencive të lajmeve.

Agjencia e lajmeve Tass, duke cituar ministrinë, tha se komunikimi me avionin u humb rreth orës 6 të pasdites sipas orës lokale të martën në një fluturim të planifikuar mbi Krime.

Gadishulli, i mbuluar me male të gjera që zbresin deri në bregdetin e Detit të Zi, u aneksua nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014.

“Ministria e mbrojtjes raportoi se një ekip kërkimi gjeti vendin e katastrofës”, raportoi Tass.

“Sipas një raporti nga vendi, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë në bord u vranë”.

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Skenderaj nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kurse viktima ka pësuar lëndime trupore

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24-orësh.

Rritet çmimi i bukës në disa qytete në Maqedoni

Në disa qytete në të gjithë Maqedoninë, qytetarët do të përballen me çmime më të larta të bukës duke filluar nga sot. Në furrat e bukës në Shtip, Koçan, Prilep dhe Manastir, çmimi i llojeve të caktuara të bukës, veçanërisht bukës së bardhë 450 gramëshe, pritet të rritet me 3 deri në 5 denarë, me disa bukëpjekës që tashmë i kanë rregulluar çmimet e tyre, dhe informacioni ka mbërritur edhe në Grupin e Industrisë së Mullirit dhe Pjekjes pranë Odës Ekonomike.

“Kemi informacion se disa bukëpjekës individualë tashmë i kanë rritur çmimet e tyre. Kjo krizë po ndikon në kostot e prodhimit të bukës dhe produkteve të furrës, dhe nëse vazhdon, është e pashmangshme që të ketë rregullime për shkak të kostove të larta”, tha Goran Malishiç, kryetar i Grupit.

Sipas tij, konflikti në Lindjen e Mesme ka rritur çmimin e lëndëve të para, si dhe prodhimin dhe shpërndarjen e bukës.

“Gjithçka varet nga rezervat që kanë bukëpjekësit dhe sa blerjet e reja ndikojnë në çmim. Mesatarisht, çmimi mund të rritet me rreth dhjetë përqind”, shtoi Malishiç, por theksoi se çmimi përfundimtar varet nga kompanitë individuale.

Rritja e çmimit të bukës vjen pas rritjes tashmë të regjistruar të çmimeve të vajit, vezëve, frutave dhe perimeve.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e çmimeve të karburantit po nxit spirale inflacioniste, e cila mund të shkaktojë korrigjime të mëtejshme të çmimeve.

Begaj përkujton 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Presidenti i Shqiperisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e saj në aleancën Euroatlantike.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit në misionet dhe operacionet e Aleancës.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve kudo sa herë dhe ku është kërkuar kontributi i tyre.

Presidenti theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie dhe se krah aleatëve të saj ajo do të vijojë të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.

“Sot, 17 vjet Shqipëria në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë Euroatlantik.
Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapesiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj.
Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura!
Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkruhet në postimin e Begajt.