Enj. Pri 2nd, 2026

Janar 2026

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete të radhës që do të zhvillohen nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë fillimit të muajit shkurt.

Sipas njoftimit, më 03 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, në zonën e Koliqit, më 06 dhe 07 shkurt 2026, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Nga Komuna bëhet e ditur se ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë realizuar edhe më parë nga kadetët e FSK-së dhe se ato kanë karakter profesional dhe edukativ, pa ndikuar në sigurinë e qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet me kohë.

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e LDK-së refuzuan dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Me një shumicë votash, Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit, duke vlerësuar kështu lart besimin e delegatëve në vizionin e tij për partinë.

“Ju bëj thirrje sidomos atyre që s’kanë qenë të kënaqur me mua që të bashkohen. Jemi pak dhe kemi nevojë për secilin”, ka thënë Abdixhiku, pas votëbesimit.

Ai shtoi se rezultati i arritur pasqyron vlerën reale të mbështetjes, duke theksuar se, po të donte, rezultati do të mund të ishte edhe më i lartë.

“Po të donim, mund ta bënim edhe 90 për qind, por kjo është vlerë reale,” ka thënë Abdixhiku.

Dorëheqja e Abdixhikut u vendos në trajtim të delegatëve të LDK-së, të cilët morën në dorë fatin e kryetarit të partisë, pas rezultatit të pakënaqshëm të zgjedhjeve qendrore./

Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Njësitet policore kanë dalur në venidn e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar zonën.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, motivet e së cilit pritet t’i hetojnë organet kompetente.

Në vendin e ngjarjes po ashtu është hasur një veturë e tipit BMW, që duket të jetë e aksidentuar.

Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me votim të fshehtë

Në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë i takon këtij forumi.

Pas më shumë se 4 orëve prej kur ka nisur ky takim, dyert janë mbyllur dhe nga çasti në çast pritet të votohet votëbesimi ndaj Abdixhikut.

Raportohet se me shumicë është marrë vendimi që votëbesimi për Abdixhikun të votohet në mënyrë të fshehtë.

Para se të nisin procedurat e Kuvendit, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh ai.

Art Gashi jep dorëheqje nga Klubi Basketbollistik Peja

Art Gashi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kryesia e KB Pejës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje pas më shumë se një dekade, për shkak të rezultateve jo të mira dhe zërit kritik nga tifozët,

”Sot, me zemër të rëndë por me mendje të qartë, kam marrë vendimin të jap dorëheqje nga roli im në KB Peja, pas rezultateve të fundit dhe edhe si përgjigje ndaj zërit të tifozëve, të cilin gjithmonë e kam respektuar.”, ka shkruar ndër të tjera Art Gashi.

Ndërkohë KB Peja e ka falënderuar Art Gashin për kontributin, përkushtimin dhe sakrificat e dhëna për klubin ndër vite.

”KB Peja falënderon sinqerisht Art Gashin për kontributin, përkushtimin dhe sakrificat e dhëna për klubin ndër vite.

Që nga viti 2011, Art Gashi ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke dhënë maksimumin për ngjyrat e klubit dhe për krenarinë e qytetit të Pejës.

Angazhimi i tij, dashuria për klubin dhe respekti ndaj tifozëve do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së KB Pejës.

I urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm dhe e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për KB Pejën.”, thuhet në njoftimin e klubit

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Sipas të dhënave të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, që i siguron 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19% të votave, duke siguruar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24% të votave, që përkthehet në 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, duke fituar 6 ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, ndërsa një ulëse ka shkuar te Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Deputetët e ardhshëm sipas partive:

Lëvizja Vetëvendosje (57 ulëse):

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla – Scharz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari – Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti – Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli – Dalipi, Artane Rizvanolli – Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi – Murtezi, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi, Valon Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës (22 ulëse):

Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi – Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu – Kodra, Ariana Musliu- Shoshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (15 ulëse):

Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica- Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku- Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi – Meta, Fadil Hadërgjonaj, Ermal Sadiku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (6 ulëse):

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi, Time Kadrijaj.

Lista Serbe (9 ulëse për minoritetin serb):

Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Millan Kostiq, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliq, Serxhan Popoviq, Verica Çernaniq.

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (1 ulëse për minoritetin serb):

Nenad Rashiq.

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe (10 ulëse të rezervuara):

Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha, Erxhan Galushi.