Mar. Tet 21st, 2025

2 Korriku mirëpret Lidhjen e Prishtinës

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës për Kuvendin Komunal të kryeqytetit, Fehmi Kupina, është takuar dje me pjesëtarët e klubit 2 Korriku.

Rexhep dhe Shaban Baholli ishin nikoqirë të Lidhjes së Prishtinës, që gjatë kësaj fushate ka bërë prioritet zhvillimin e infrastrukturës sportive, shkruan IndeksOnline.

“Bashkë me Arben Zhjeqin ishte kënaqësi të bisedojmë me Rexhën dhe Shabanin për planet e tyre si dhe shprehëm mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë para dhe pas luftës për të mbajtur futbollin kosovar aktiv” shkroi Kupina.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në vazhdën e vizitave të klubeve sportive, dje u mikpritëm nga Rexhep dhe Shaban Baholli në klubin 2 Korriku. Ky klub njihet për një prej shkollave më të mira të futbollit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Shumë futbollistë që kanë dal nga ky klub sot mbrojnë ngjyrat e klubeve evropiane.

Bashkë me Arben Zhjeqin ishte kënaqësi të bisedojmë me Rexhën dhe Shabanin për planet e tyre si dhe shprehëm mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë para dhe pas luftës për të mbajtur futbollin kosovar aktiv.

Ju premtuam mbështetje të parezervë nga Lidhja e Prishtinës për klubin 2 Korriku dhe futbollin e sportin kosovar në përgjithësi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *