Sht. Tet 18th, 2025

13 vjet dënim me burgim ndaj të akuzuarit për sulm dhe keqpërdorim seksual ndaj dy të miturave në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., për shkak të veprën penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77; veprës penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.S., e shpalli fajtor për shkak të veprës penale në vazhdim sulmi seksual dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet si edhe për veprën penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh.

Konform nenit 76 paragrafi 2 të KPPRK-së atij i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri K.S., akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14-vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur.

Konform nenin 366 paragrafi paragrafi 1 pika 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *