Enj. Shk 12th, 2026

12 persona ndalohen në Junik, dyshohen për organizim të skemave piramidale e bixhoz të paligjshëm

Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai bëri të ditur se personat e dyshuar janë nga komuna e Junikut.

“Shteti ka ndaluar 12 persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Po ashtu, janë sekuestruar para në të gatshme si dhe prova të tjera materiale që do të shërbejnë në kuadër të procedurës penale”, deklaroi Nikçi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *