Hën. Maj 25th, 2026

đŸŒ€ïž Parashikimi i motit pĂ«r javĂ«n e ardhshme (25–29 maj 2026) sipas IHMK

Java parashihet tĂ« karakterizohet me mot relativisht stabil, me intervale tĂ« gjata me diell dhe vranĂ«sira tĂ« herĂ«pashershme, ndĂ«rsa nĂ« disa zona tĂ« izoluara parashihen riga lokale shiu. đŸŒŠïž

☀ E hĂ«nĂ«
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 8–11°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 24–27°C
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi me shpejtĂ«si 1–4 m/s.

đŸŒ€ïž E martĂ«
Mot me diell dhe vranësira të pakta.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 9–13°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 25–29°C
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

⛅ E mĂ«rkurĂ«
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten rreth relievit malor.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 9–12°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 25–29°C
💹 Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja me shpejtĂ«si 1–6 m/s.

⛈ E enjte
Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 9–12°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 23–27°C
💹 Era nga verilindja do tĂ« fryjĂ« me shpejtĂ«si 1–10 m/s.

đŸŒŠïž E premte
Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 7–10°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 22–26°C
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriperĂ«ndimi me shpejtĂ«si 1–6 m/s.
đŸŒ± Aspekti agrometeorologjik
Kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore, ndërsa lagështia në tokë pritet të mbetet e mirë për shumicën e bimëve

Postime të Ngjashme