Gjatë javës së ardhshme, mbi vendin tonë do të dominojnë fusha me presion relativisht të lartë atmosferik, të cilat do të favorizojnë mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë, depërtimi i herëpashershëm i masave më të lagështa ajrore, veçanërisht në orët e pasdites, do të krijojë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht të martën. Temperaturat do të mbeten afër vlerave mesatare shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.
☀️ E hënë (15.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushtet atmosferike do të jenë stabile dhe pa reshje.
🌡️ Temperaturat minimale: 10–12°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–29°C
💨 Era: nga veriperëndimi, 1–4 m/s
⛅ E martë (16.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
🌡️ Temperaturat minimale: 10–13°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–27°C
💨 Era: nga verilindja, 1–9 m/s
🌦️ Reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh në disa zona
🌤️ E mërkurë (17.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 10–13°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 25–29°C
💨 Era: kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s
☀️ E enjte (18.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të ulët për reshje.
🌡️ Temperaturat minimale: 11–14°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 26–29°C
💨 Era: nga verilindja, 1–4 m/s
☀️ E premte (19.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 11–14°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 27–30°C
💨 Era: nga veriperëndimi, 1–4 m/s
🌱 Kushtet agrometeorologjike
Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe vlerësohen përgjithësisht të favorshme për shumicën e kulturave bujqësore. Temperaturat e moderuara dhe lagështia e mjaftueshme në shtresat sipërfaqësore të tokës do të mbështesin zhvillimin vegjetativ të kulturave pranverore dhe verore.
🌦️ Reshjet lokale të parashikuara gjatë javës do të kontribuojnë në ruajtjen e rezervave të lagështisë në tokë, duke zvogëluar nevojën për ujitje shtesë në shumë zona.
🚜 Fermerëve u rekomandohet të monitorojnë zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore në kulturat e ndjeshme, veçanërisht pas reshjeve lokale dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.
🌬️ Cilësia e ajrit dhe kushtet biometeorologjike
Qarkullimi i vazhdueshëm i masave ajrore dhe shpejtësitë e lehta deri mesatare të erës do të favorizojnë shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Për pasojë, cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
☀️ Indeksi UV do të jetë i lartë gjatë pjesës më të madhe të javës, sidomos ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00. Rekomandohet kufizimi i ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.
😊 Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës, ndërsa personat me ndjeshmëri ndaj ndryshimeve atmosferike mund të ndiejnë shqetësime të lehta gjatë ditëve me zhvillim të proceseve konvektive dhe ndryshime të përkohshme të presionit atmosferik

