‘‘Kosova dukshëm mbrapa’’, Koopman tregon sa janë zbatuar reformat nga shtetet e rajonit për Planin e Rritjes
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, është deklaruar lidhur me zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, nga ana e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Koopman, ka thënë se, zbatimi i këtyre reformave në Shqipëri dhe Mal të Zi, është rreth 80%, në Maqedoninë e Veriut rreth 50%, dhe në Serbi rreth 35%.
‘’Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, deklaroi se zbatimi i pritshëm i reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është rreth 80% për Shqipërinë dhe Malin e Zi, 50% për Maqedoninë e Veriut dhe 35% për Serbinë’’, thuhet në postim.
Director of the Directorate-General for Enlargement of the EC Gert Jan Koopman stated the expected implementation of the reforms under the Growth Plan for the WB is around 80% for Albania and Montenegro, 50% for North Macedonia and 35% for Serbia.https://t.co/X2J97Weths
— European Western Balkans(@EWB_eu) July 14, 2026





